Futboll Sport

“KY ËSHTË MUAJI…”/ Griezmann kërkon kohë për t’u kuptuar në fushë me Messin dhe Suarezin

Antoine Griezmann insistoi se atij do t’i duhet kohë për të krijuar lidhje të mirë në fushën e lojës me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, pasi Barcelona barazoi pa gola me Borussia Dortmundin në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

“Ky është muaji im i dytë që kur kam ardhur këtu. Unë duhet të mësohem me këtë dhe të luaj më shumë me ta për t’i kuptuar lëvizjet e Suarezit dhe Leos”, tha Griezmann.

“Ne goditëm në portë mjaftueshëm dhe duhet të përmirësohemi dhe të punojmë për këtë gjë. E fituam një pikë kundër Dortmundit dhe nuk është keq”, deklaroi sulmuesi i katalanasve.

Related posts

ATALANTA-REAL MADRID/ Mbrojtësi Gjimshiti titullar, Zidane me ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TRAJNERI PIOL PREZANTOHET TEK MILAN/ Drejtuesi i klubit Boban: Nuk jemi skuadra më e fortë në botë, por…

Delo.autor

STARTI I SERIA A/ Juventus e nis në Verona, vëmendja tek fituesi i 5 herëve të “Topit të Artë”

Sadik.Autor

Leave a Comment