Futboll Seria A Sport

DIEGO GODIN NUK KA DYSHIME/ Krahason Interin me Atleticon e Madrid kur fitoi La Ligën

“Shoh shumë gjëra tek ky Inter që më kujtojnë Atleticon e sezonit 2013-2014”.

Diego Roberto Godin nuk ka dyshime, zikaltrit i kujtojnë ish-skuadrën e tij që për periudhën për të cilën flet, Los Colchoneros, fituan titullin kampion në La Liga.

Interi sipas mbrojtësit ngjason në shumë aspekte me klubin spanjoll, për shpirtin e garës, dëshirës për të qenë të bashkuar, për të punuar dhe për të bërë sa më mirë.

“Interi dhe Atletico kanë shumë të përbashkëta. Mënyra sesi i përjetojnë ndeshjet. Të gjithë lojtarët në fushën e blertë japin maksimumin e tyre. Të pasurit një trajner që beson në forcën e ideve, për një lojtar është shumë e rëndësishme. Duhet të bëjmë njësoj siç bëri Atletico, t’i marrim ndeshjet një e nga një”, tha Godin.

Hapi i radhës do të jetë derbi i Madoninës, një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Godin shprehet se kundër Milanit, zikaltërit nuk duhet të zhgënjejnë tifozët.

“Derbin e kam ndjekur nga televizori disa herë. Personalisht e di mirë sesi luhet një sfidë e tillë. E rëndësishme është që të mos zhgënjejmë tifozët. Një skuadër ka nevojë për ta, për shtysën që të japin. Përtej projekteve që kanë drejtuesit e klubit, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Ndaj kundër Milanit duhet të japim maksimumin për të mos i zhgënjyer”, përfundoi uruguaiani.

Related posts

LIVE/ Partizani-Kukësi: Krijohet iluzioni i golit, e pabesueshme çfarë humbet Rexhinaldo (VIDEO)

Isa.Autor

POGBA “ÇMEND” MERKATON/ Real Madrid gati 80 milionë euro plus dy yjet e ekipit…

Delo.autor

U PRIT ME “SKEPTICIZËM”/ Klopp: Shaqiri nuk është gati për të zënë vendin e ish-yllit të ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment