Futboll Premier League Sport

NJË FINALE “EKSTRA” ME MANCHESTER CITYN PËR TITULLIN/ Ja si Klopp befason me përgjigjen…

Jurgen Klopp do të ishte i kënaqur, nëse do të ekzistonte mundësia që Liverpool të përballet me Manchester City në një ndeshje shtesë për titullin e Premier League. Nëse të dyja skuadrat e përfundojnë kampionatin në të njëjtin nivel pikësh dhe golaverazhi, një “play off” do të kërkohej për të vendosur destinacionin e trofeut.

Të besuarit e Klopp janë një pikë prapa “qytetarëve”, ndërsa diferenca e golave të tyre është katër më pak (+68 me +64). Të kuqtë kanë shënuar edhe gjashtë herë më pak se kampionët në fuqi. Kur u pyet për një situatë të tillë hipotetike, trajneri gjerman tha: “Duket e vështirë ta mbyllim me pikë dhe golaverazh të njëjtë, sepse nga tani e tutje duhet të shënojmë pesë gola më shumë se Manchester City. Në fakt, një “finale” e tillë do t’i përshtatej rivalitetit mes nesh gjatë gjithë këtij kampionati”. 

Liverpooli udhëton në fushën e Newcastle United të shtunën, përpara se Manchester City të presë Leicester City, dy ditë më vonë. “Reds” pastaj do ta përfundojnë Premier League në shtëpi, duke luajtur ndaj Wolves më 12 maj, ndërsa skuadra e Guardiolës do të udhëtojë në Brighton.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Jorginho zhbllokon sfidën ndaj Tottenham me një gol nga… pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON RITUALI PËR EKIPET PRITËSE/ Tifozët e Anglisë plasin fishekzjarrë pranë hotelin ku qëndrojnë “axurrët” (VIDEO)

Delo.autor

Fakt interesant/ Nga 1994 e në vazhdim trofeun e kanë ngritur vetëm trajnerë mbi 50 vjeç

Isa.Autor

Leave a Comment