Futboll Seria A Sport

NË TRE JAVË NUK KA MARRË ASNJË PIKË/ Kërcënohet nga tifozët presidenti i klubit të Serie A… (FOTO)

Sampdoria e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin këtë sezon, teksa në tre javët e para nuk ka arritur të marrë asnjë pikë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Eusebio Di Françesko ka realizuar vetëm një gol, ndërsa ka pësuar nëntë.

Kjo situatë është bërë e padurueshme nga tifozët e klubit, të cilët shikojnë si fajtorin kryesor për situatën e krijuar presidentin Masimo Ferrero.

Gjatë natës një shkrim kërcënues është shfaqur në portën hyrëse të CasaSamp, e cila shërben për të mirëpritur futbollistët në moshë të re. “Ferrero famëkeq, ruaj krahët”.

Image

Ndërkohë, për këtë situatë kanë nisur hetimet, teksa janë sekuestruar kamerat e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa shpresa e presidentit është që ekipi të nisë dhe të ndryshojë sjellje në fushë.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Chelsea-Arsenal. Rezultati 2-2

Delo.autor

E ARDHMJA E DE LIGT TEK BARCELONA/ Pengesë e madhe bëhet superagjenti Raiola, ja arsyeja

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Gazetari e pyet për Mbappen, Neymar thotë se 19-vjeçari…

Isa.Autor

Leave a Comment