La Liga

LA LIGA/ Barcelona e synon yllin e Manchester United si zëvendësues të Mascheranos

Me Javier Mascheranon që sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, e përditshmja spanjolle “Marca, raporton se klubi katalan i ka identifikuar dy holandezë si zëvendësues të mundshëm të tij.

Bëhet fjalë për Daley Blind të Manchester United dhe Stefan de Vrij e Lazios, transmeton Express.

Për momentin thuhet se De Vrij është kandidat më i mundshëm, pasi atij i skadon kontrata me Lazion në muajin qershor, që do të thotë se lojtari është i lirë të arrijë marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë, skuadra e Ernesto Valverdes mund ta përballet me garë nga një numër skuadrash tjera të mëdha për 25-vjeçarin, përfshirë Atletico Madridin, Liverpoolin dhe Juventusin.

Sipas Marca, Blind është një emër tjetër holandez në listën e ngushtë të Barçës.

 

Related posts

ZBULON DESTINACIONIN PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Mesfushori Rakitic: Dua të luaj me Ronaldon!

Delo.autor

Ramos: Real Madrid do të mbetet “mbreti i Europës”

Sadik.Autor

Mediat spanjolle “masakrojnë” Sergio Ramos: Fajtori kryesor për humbjen e Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment