Futboll La Liga Sport

Rrëfehet agjenti: Real Madrid ka refuzuar dy super oferta për Asensio

Marco Asensio ka lënë gjurmë te Real Madrid në dy vitet e fundit pas shpërthimit të tij.

Dhe që do të ketë klube të interesuar është e qartë.

Por edhe Real Madrid e di shumë mirë se çfarë talenti ka në duar. Sipas agjentit të tij Horacio Gaggioli, Los Blancos kanë refuzuar dy oferta mbi 150 milionë euro për të.

Këtë ia ka rrëfyer Gaggioli emisionit të mirënjohur spanjoll Cadena Ser.

Dy ofertat thuhet të kenë ardhur nga kampionati më i pasur për momentin, Premier League. Agjenti nuk i ka përmendur dy klubet.

Arsyeja e refuzimit: Asensio ka një të ardhme të madhe përpara dhe këtë e di shumë mirë edhe klubi i Real Madrid.

Related posts

PËRVJETORI I VDEKJES TRAGJIKE TË KOBE BRYANT DHE VAJZËS/ Bashkëshortja e legjendës së NBA i përlot të gjithë me dedikimin prekës

Delo.autor

Zyrtare, Juventus mposht Manchester United në garën për talentin e lindur në vitin 2003!

Sadik.Autor

LIVE/ Suedia me “ndihmën” e teknologjisë ndëshkon Koren e Jugut (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment