Boks Sport

E RËNDË NË SHKODËR/ Boksieri bullgar vdes gjatë duelit me boksierin durrsak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në turneun e boksit “Shkodra Boxing Night”, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit verior. Boksieri bullgar Isus Velchkov ka ndërruar jetë gjatë duelit që ishte duke zhvilluar ndaj durrsakut Ardit Murja.

Sipas “shkodrasport.com”, ngjarja ndodhi në raundin e pestë të duelit mes dy boksierëve. Fillimisht boksierit bullgar iu dha ndihma e parë direkt në ring nga mjeku i turneut dhe u duk sikur Velchkov është përmendur. Më pas ai u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se boksieri bullgar ka patur një arrest kardiak, duke mos e përballur dot ritmin e sfidës. Një ngjarje e rëndë që ka ndërprerë për minuta të tëra turneun, që nuk dihet nëse do të vijojë apo jo. Turneu, që duhej të ishte një festë sportive në Shkodër, është kthyer në një tragjedi, që ka tronditur të gjithë.

Related posts

Suedi-Zvicër, formacionet zyrtare. Ja sa shqiptarë zbresin në fushë (FOTO)

Isa.Autor

INTER-JUVENTUS/ Superkupa e Italisë me shtesë për herë të parë pas 6 vitesh. Ja çfarë ndodhi në 2016-ën

Delo.autor

REAL MADRID-RAYO VALLECANO/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Benzema-Asensio-Vinicius (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment