Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE ME PËRMBYSJE NË “ELBASAN ARENA”/ Kukësi i shkakton humbjen e parë “Bardhebluve”

Kukësi i shkakton humbjen e parë Tiranës në javën e 5-të të Superligës Shqiptare.

Në takimin që u luajt në “Elbasan Arena”, verilindorët fituan me rezultatin 2-1 përballë bardhebluve.

Në minutën e 17’ ishte Abazaj që përfitoi pas një sparkate të Osmanit, dhe doli i vetëm me Bakajn duke tundur rrjetën.

Ekipi i Memës provoi të reagonte, por Kobina u ndal nga Xhika. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0, ndërsa vetëm 3 minuta pasi nisi e dyta, ishte Shkurtaj që me kokë, shënoi pas një asistimi mjaft të bukur nga Gavazaj.

Goli i vetëm për Tiranën erdhi në minutën e 83’ me anë të Kobinas i cili me rrjetën e boshatisur nuk e kishte të vështirë ta çonte topin në portë.

Deri në fund ekipi i Memës kërkoi me ngulm golin e barazimit, por mbrojtja verilindore rezistoi.

Related posts

BEFASON PSG/ Klubi francez mohon INTERESIMIN për yllin e TOTTENHAM

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Milan arrin marrëveshjen me “fantazistin” Correa, pengesë mbetet…

Delo.autor

SUPERKUPA E EUROPËS/ Përballja Chelsea-Villarreal, UEFA lejon praninë e 13 mijë tifozëve me…

Delo.autor

Leave a Comment