Futboll Sport

PAS HUMJES TURPËRUESE NGA PSG/ Ramos: Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar

Sergio Ramos e ka ripërsëritur se Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar, pas triumfit 1:0 kundër Sevillës të dielën mbrëma në La Liga. Goli me kokë i Karim Benzemas në minutën e 64-të ua fitoi të bardhëve të tri pikët në një terren të vështirë si Ramon Sanchez Pizjuan.

Ky triumf është reagim pozitive për skuadrën e Zinedine Zidane pas humbjes turpëruese 3:0 kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve në mesjavë. “Ne e dinim se ndeshja do të ishte e vështirë, sepse ka vite që nuk fitojmë këtu”, tha Ramos pas ndeshjes.

“Erdhëm këtu me mentalitet të fortë dhe me qëllim për të bërë sa më pak gabime që është e mundur”, shtoi ai. “Real Madridi është gjithmonë i uritur për të fituar. Ekipi është gjithmonë shumë optimist”, theksoi ai.

Related posts

DAKU PROTAGONIST NË RUSI/ Realizon golin e nëntë sezonal, lojtari shqiptar i dhuron asist

F.autor

NGA KALENDARI TE BRISHTËSIA/ Ja arsyet pro dhe kundër për Partizanin në garën për titull

F.autor

FOTO/ Dybala në superformë lihet jashtë Argjentinës, mungon edhe sulmuesi i Serie A

Q.Autor

Leave a Comment