Futboll La Liga Sport

SHERRI TER STEGEN-NEUER/ Flet mbrojtësi i Bayern: Ai meriton më shumë…

Mbrojtësi Bajernit të Mynihut, Joshua Kimmich ka folur për debatin e “zjarrtë” që po zhvillohet kohët e fundit mes Manuel Neuerit dhe Ter Stegen.

Konkurrenca në portën e përfaqësueses së Gjermanisë, ka bërë që dy “gardianët” të shpërthejnë në kritika ndaj njëri-tjetrit.

Ishte fillimisht anëtari i Barcelonës, Marc Andre Ter – Stegen, ai që kishte thënë se nuk e kupton arsyen pse ai qëndron në stol.

Me të njëjtën gjuhë kritike iu përgjigj edhe Manuel Neuer por për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar numri një i klubit bavarez.

Për “Bild”, mbrojtësi i Bajernit dhe i kombëtares gjermane është shprehur: “Ajo çfarë ka thënë Ter Stegen, nuk është asgjë e keqe. Ai ka thënë vetëm se sa i zhgënjyer është. Kjo është më se normale, pasi një portier me cilësi të tilla meriton më shumë. Por, të gjithë e dimë se Manuel Neuer është për momentin portieri më i mirë në Gjermani”, tha Kimmich.

Related posts

Kampioni i Evropës tregon kushtet e mjerueshme ku stërvitet (VIDEO)

Sadik.Autor

REY MANAJ ZBARKON NË TURQ/ Ja pritja madhështore që i bëjnë tifozët e Sivasspor në aeroport (VIDEO)

F.autor

ANALIZA/ Pikë, fitore dhe gola. Milani më i dobët pa Ibahimovic

Delo.autor

Leave a Comment