Sport Të tjera

Kampioni i Evropës tregon kushtet e mjerueshme ku stërvitet (VIDEO)

Këto suksese dhe medalje janë vetëm meritë personale e sportistëve, pasi stërviten në kushte të mjerueshme dhe sërish garojnë si të barabartë në kompeticionet evropiane, ndryshe nga kolegët e tyre që kanë jo vetëm kushte të shkëlqyera, por edhe mbështetje të madhe financiare. Pak ditë më parë ish-atletja Klodiana Shala e ftuar në një emicion televiz i bëri thirrje të gjithë sportistëve profesionistë të largohen nga Shqipëria nëse duan të shpëtojnë karrierën e tyre dhe të bëhen dikush. Calja që vari në qafë 3 medalje të arta në Europianin e shtangës të zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë, duket se sërish do të vuajë mungesën e kushteve nëse pushteti lokal nuk vë dorë, ose FSHP. Përveç ambienteve që nuk plotësojnë as kushtet më minimale, peshëngritësit shqiptarë nuk kanë as një fizioterapist, t’i kontrollojë kur kanë kontraktime apo bllokim në muskuj.

Briken Calja fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 146kg dhe në shtytje fitoi të artën, ku ngriti 175kg dhe e mbylli me 321kg në dygarësh. Pas paraqitjes së shkëlqyer në stilin e shkëputjes, ku i realizoi me sukses të trija provat, shtangisti nga Shtërmeni nuk zhgënjeu as në stilin e shtytjes. Calja e nisi garën me 171kg, dhe e realizoi me sukses provën e parë. Në të dytën dështoi të ngrejë 175kg, peshë të cilën e realizon me sukses në provën e tretë, duke siguruar kështu medaljen e artë edhe në këtë stil. Në dygarësh, Calja doli sërish i pari, me 321kg në total, duke fituar kështu 3 medalje të arta në Europian, duke qenë absolut në peshën 69kg.

No Coment !!! Vendi nga ku dolen 3 Medalje Ari 🥇🥇🥇🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Gepostet von Briken Calja am Freitag, 13. April 2018

Related posts

KËSHILLON “KATALANASIT”/Cruyff: Kujdes me Messin, do ta keni fundin si Real Madridi me…

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton prapakthehu dhe mbron Bottas: Duan të na ndajnë, por jemi si vëllezër

Delo.autor

KËRKON “NDRYSHIME GJITHËPËRFSHIRËSE”/ Ja kushtet e Pep Guardiolës për të qëndruar tek Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment