Ekskluzive Futboll La Liga Sport

ASNJË GOL JASHTË “SHTËPISË”/ Griezmann “ZHDUKET” nëse nuk luan në “Camp Nou”

Antoine Griezmann nuk po jeton me shpresën që erdhi me lëvizjen e tij të kushtueshme nga Atletico Madrid në Barcelona.

Francezi i kushtoi “Katalanasve” 120 milion euro në korrik (merkaton e kësaj vere) dhe ai ka filluar të luajë çdo ndeshje këtë sezon.

Sidoqoftë, ylli kampion i botës ka pasur shumë pak ndikim dhe forma e tij larg “Camp Nou” është një shqetësim.

Të dy golat e tij në ngjyrat Blaugrana erdhën në fitoren 5-2 ndaj Real Betis në “Camp Nou” në gusht, por ai mezi mori pjesë kundër ndaj Bilbao, Osasuna, Pamplona ose Granada në Andaluzi.

Griezmann ka parë partnerët e tij sulmues të vijnë e të shkojnë dhe kjo ka pasur një efekt negativ në aftësinë e tij për tu vendosur në skuadër.

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele e kanë kaluar të gjithë kohën jashtë fushave të blerta me dëmtimet e pësuar, ndërsa Rafinha është larguar tek Celta Vigo.

Por, për një lojtar të tillë me përvojë, duhet të kërkoni më shumë nga Griezmann.

Ansu Fati ishte më i mirë se ylli francez kundër Granadës dhe mund të kishte pyetje serioze mbi vendin e Griezmann në skuadër.

AlpeSport.al

Related posts

“NUK E DI SE KU JAM”/ Pogba befason të gjithë me deklaratën nga spitali: Në Manchester? Në Paris? Në Guinea? Jo, nuk… (VIDEO)

Delo.autor

NDODHET NË KAOS/ KARIKATURA e ditës: Mourinho në përpjekje për të gjetur RESPEKTIN e…

Isa.Autor

OFERTË MILIONERE/ Juve tundon Realin dhe Marcelon

Delo.autor

Leave a Comment