Futboll Sport

OFERTA E BUJSHME/ Christian Panucci pranë stolit të skuadrës shqiptare

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat maqedonase. Sipas “sportmedia.mk”, ish-trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, mund të ulet në stolin e Shkëndijës së Tetovës.

Të njëjta burime bëjnë me dije se tekniku italian ka marrë një ofertë tunduse nga klubi shqiptar, i cili militon në elitën e futbollit maqedonas. Ditët e fundit është foli për një akord mes Panuçit dhe klubit grek të Aris, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe Shkëndija.

Drejtuesit tetovarë, po përpiqen ta joshin 46-vjeçarin, teksa gjasat janë të mëdha, që nëse dështon akordin me Arisin, ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, të ulet në stolin e Shkëndijës. Pritet që kjo lëvizje të ndodhë në merkaton e janarit, raporton “panorama sport”.

Related posts

SERIE A/ Ky është SUPER formacioni i më të shtrenjtëve, DOMINON JUVENTUSI…

Isa.Autor

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Sterling zhbllokon sfidën

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Nga La Masia në titullar, Barcelona kërkon të blindojë talentin e madh

Delo.autor

Leave a Comment