Futboll Sport

OFERTA E BUJSHME/ Christian Panucci pranë stolit të skuadrës shqiptare

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat maqedonase. Sipas “sportmedia.mk”, ish-trajneri i Kombëtares, Christian Panucci, mund të ulet në stolin e Shkëndijës së Tetovës.

Të njëjta burime bëjnë me dije se tekniku italian ka marrë një ofertë tunduse nga klubi shqiptar, i cili militon në elitën e futbollit maqedonas. Ditët e fundit është foli për një akord mes Panuçit dhe klubit grek të Aris, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe Shkëndija.

Drejtuesit tetovarë, po përpiqen ta joshin 46-vjeçarin, teksa gjasat janë të mëdha, që nëse dështon akordin me Arisin, ish-tekniku i Kombëtares shqiptare, të ulet në stolin e Shkëndijës. Pritet që kjo lëvizje të ndodhë në merkaton e janarit, raporton “panorama sport”.

Related posts

REALIZOHET DËSHIRA E VALVERDES/ Kolumbjani Jeison Murillo mbërrin në Barcelonë për vizitat mjekësore

Isa.Autor

ÇUDIA/ Sulmuesi i Chelsea largohet drejt Italisë, tek ekipi që askush se priste…

Isa.Autor

AGJENTI ZBULON “SEKRETIN” E BENZEMA/ Ja ku do ta shohim yllin francez pas Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment