Futboll Sport

MESSI FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Dritan Shakohoxha zgjedh lojtarin më të mirë në botë, ja si votoi gazetari shqiptar (FOTO)

Në “La Scala” të Milanos u zhvilluar ceremonia e FIFA-s për çmimet “The Best”, e cila nderon lojtarët më të mirë në sezonin që lamë pas.

Lionel Messi u shpall si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2019, ndërsa Cristiano Ronaldo së bashku me Virgil van Dijk ishin dy kandidatët e tjerë për këtë çmim prestigjioz.

Nga gazetarët shqiptarë i përzgjedhur për të votuar ishte Dritan Shakohoxha, që me 5 pikë votoi Virgil Van Dijk, me 3 pikë Cristiano Ronaldon dhe me vetëm 1 pikë Lionel Mesin.

Për gazetarin shqiptar mbrojtësi i Liverpoolit është lojtari më i mirë në botë, pasi holandezi zhvilloi një sezon të shkëlqyer duke fituar trofeun e Champions Leagues.

Image

Related posts

Modelja e famshme nudo për Interin, një motiv më shumë që zikaltrit të dalin nga kriza (FOTO)

Q.Autor

TIRANA “ndez” motorrët, tre ndeshje miqësore për bardheblutë para sezonit të ri

Isa.Autor

ALARM TEK VLLAZNIA/ Tetë të prekur me Koronavirus. Ja çfarë do ndodhë ditën e sotme

Delo.autor

Leave a Comment