Futboll Sport

TRIUMFIM MADHËSHTOR/ Lyon përmbys “Topçinjtë” në “Emirates Cup” (VIDEO)

Pasditen e sotme është zhvilluar edicioni i radhës i “Emirates Cup”.

Arsenali priste në stadiumin e tij, Lyonin. Ata që triumfuan në fund ishin francezët me rezultatin 1-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Topçinjtë”, falë golit të sulmuesit Aubameyang në minutën e 35-të.

Me avantazhin e Arsenalit u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, Lyoni gjeti mënyrën për të reaguar.

Francezët fillimisht rivendosën ekuilibrat falë golit Dembele në minutën e 67-të.

Ndërkohë, pas pak çastesh, Dembele realizoi edhe golin e avantazhit.

Edhe pse skuadra e drejtuar nga trajneri Unai Emery provoi deri në fund për të ndryshuar rrjedhën e lojës, sërish nuk ia doli, teksa Lioni mbrojti epërsinë deri në fund, ndërsa u shpall fitues i “Emirates Cup”.

Related posts

VIJONË SPEKULIMET/ Kur Bielsa u ofrua të ishte mjeshtri i Zidane

Delo.autor

FITORJA NË CHAMPIONS NDAJ RENNES/ Lampard: Ka ardhur momenti të ndryshojmë

Delo.autor

VIDEO/ Në Itali plas sherri në tribunën VIP, zihen dy presidentët e klubeve

Q.Autor

Leave a Comment