Futboll La Liga

Titulli shihet me ‘dylbi’, ja çfarë e shpëton Real Madridin

Zinedin Zidane nuk po kalon momentin e tij më të mirë në pankinën e Realit të Madridit.

Pas dy fitoresh radhazi në “La Liga”, madrilenët barazuan me rezultatin 2-2 të shtunën në mbrëmje ndaj Levantes.

Xhiampaolo Pacini (në debutimin e tij) shënoi në limite (89′) golin që vendosi baraspeshën, pasi madrilenët kishin kaluar dy herë në avantazh me rrjetat e Sergio Ramosit dhe Iskos.

Me këtë rezultat, Reali tashmë ndodhet 18 pikë pas rivalëve të Barcelonës në luftën për titull dhe te tifozët kanë nisur të lindin dyshimet e para, kur mungojnë edhe 8 ditë nga përballja me PSG-në, sfidë kyçe e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

“Është e pamundur të luajmë në këtë mënyrë disa ditë përpara sfidës ndaj PSG-së”, u shpreh francezi për “Marca”-n.

Për sa i përket titullit, Zidane tha: “Do të shohim, gjithmonë do e përsëris se gara nuk është vendosur ende: ka akoma pikë në lojë. Nga skuadra pres reagim, një fitore ndaj PSG-së do e shpëtonte situatën”.

Related posts

NJË TAMPON NË DITË PASI U INFEKTUA ME COVID-19/ Ibrahimoviç në garë me kohën për Europën

Delo.autor

“DOJA TË VRISJA VETEN”/ Ish ylli i Real Madridit rrëfehet: Mourinho ishte gati ta rrihte CR7…

Delo.autor

Neymar nis kontaktet me topin, por përfundon i rraskapitur (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment