Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË” JANË MË NDRYSHE NGA SAMPDORIA”/ Flet trajneri Giampaolo: Torino ekip i vështirë, por…

Milani do të përballet ditën e nesërme me Torinon, në fushë e këtyre të fundit e cila ka rezultuar shumë e vështirë për të gjitha ekipet.

Kjo do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, pasi vjen menjëherë pas asaj humbje në derbi kundër Interit, e cila nuk la një shije të mirë te tifozët.

Në prag të sfidës së nesërme ka dalë në konferencë për shtyp trajneri i Milanit, Marko Xhampaolo, i cili u shpreh: “E kuptoj mërzinë dhe zhgënjimin e tifozëve për humbjen në derbi dhe, ne kemi për detyrë të ngrihemi përsëri. Ekipi ka qenë në gjendje ta lërë anash zhgënjimin për humbjen me Interin. Për momentin askush nuk është i lumtur, por ne po punojmë të jemi më të fortë dhe më bindës me lojën tonë. I di vështirësitë që ekipi ka sot, megjithatë disponueshmëria e djemve është pozitive. Milani është ndryshe nga Sampdoria, në secilën skuadër mund të bësh një lloj të caktuar futbolli. Ky ekip ka karakteristika të tjera. Koha do të jetë aleati im dhe armiku im. A ndihem i rrezikuar? Unë nuk mendoj për këtë dhe nuk më intereson, thjesht mendoj për të punuar fort.”, theksoi tekniku italian.

Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen e nesërme teksa u shpreh: “ Torino është një ekip i vështirë, por pavarësisht kundërshtarit ne duhet të luajmë lojën tonë. Unë do të bëj zgjedhjet në formacion, në bazë të kundërshtarit. Milani në vendin e 4-t? Ne duhet të punojmë shumë që të jemi të fortë dhe të bëjmë më të mirën.”, përfundoi Xhampaolo.

Related posts

DOMINIM ABSOLUT/ “Ballshiotët” shkërmoqin Skënderbeun në Korçë

Delo.autor

ARRIN 30 FITORE NË 44 NDESHJE ME ITALINË/ Trajneri Mancini: Ndaj Zvicrës do të jetë sfida e vitit

Delo.autor

E BUJSHME/ Sozia e McGregor burgoset me 3 vite burg, kapet duke trafikuar drogë me emrin e… boksierit

Delo.autor

Leave a Comment