Futboll Sport

IBRAHIMOVIC I PAPARASHIKUESHËM/ Ja lëvizja e çuditshme që do të bëjë ylli suedez

Nga Amerika e Veriut në Amerikën e Jugut, Zlatan Ibrahimovic po përgatit kalimin e madh nga Los Angeles Galaxy te Boca Juniors në Argjentinë.

Shtatlarti suedez nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Galaxy, që i skadon në fund të këtij viti dhe në moshën 38-vjeçare kërkon një aventurë të re.

Zlatan ka kontaktuar agjentin Mino Raiola për të studiuar terrenin dhe për t’i mundësuar atij një transferim të mundshëm te gjigandët nga Buneos Airesi, aty ku Ibra do të gjente Daniele De Rossin, gjithmonë nëse ky i fundit rinovon kontratën me skuadrën argjentinase.

Suedezi e ka lënë shenjën e tij në MLS duke shënuar plot 49 gola në 53 ndeshje deri tani, por që nga mbrritja e tij në tokën e premtuar në 23 mars të vitit 2018, Zlatan nuk ka fituar ende asnjë trofe dhe kjo është arsyeja që kërkon të largohet.

Vitin e kaluar Los Angeles Galaxy mbeti jashtë fazës play-off, ndërkohë që në këtë sezon është në garë në Konferencën e Perëndimit.

Related posts

MESSI HUMBI PA BARCELONËN/ Situatë thuajse poshtëruese në PSG: është i 105-ti në Francë dhe ato 865 minuta…

Delo.autor

Humbja me Ukrainën, reagon Panuçi: Zjarri ishte i fikur, Kombëtarja nuk është…

Sadik.Autor

ANALIZA/ Transformuesit e “Djallit”, ja tri armët për kreun

Delo.autor

Leave a Comment