Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ARRITËN SUKSESIN ME KLUBIN ÇEÇEN/ Odise Roshi dhe Bernard Berisha kualifikojnë Akhmat Groznyn në Kupën e Rusisë

Bernard Berisha dhe Odise Roshi kualifikojnë Akhmat Groznyn në raundin e 1/8-ave të Kupës së Rusisë.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës dhe ai i kombëtares shqiptare ishin protagonistë në suksesin e skuadrës çeçene ndaj SKA Khabarovsk.

Roshi e nisi ndeshjen si titullar, ndërkohë që Berisha u fut në fushë nga stoli në minutën e 67-të.

Atij i mjaftuan vetëm 9 minuta për të kaluar në epërsi Akhmatin, por goli i ish-lojtarit të Skënderbeut nuk i mjaftoi skuadrës nga Grozny, pasi vendasit e SKA barazuan rezultatin me një penallti.

Ndeshja shkoi në shtesë dhe aty të dyja skuadrat realizuan edhe nga një tjetër gol, me 120 minutat që u mbyllën në barazim 2-2 dhe për të përcaktuar skuadrën fituese u nevojitën 11-metërshat.

Aty skuadra e Akhmat Grozny-t u tregua më e saktë, duke triumfuar me shifrat 4-2 për meritë edhe të Berishës dhe Roshit, me kosovarin që realizoi penalltinë e parë dhe Roshi penalltinë e 5-të dhe të fundit, duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.

Në raundin tjetër Akhmat Grozny do të përballet me një tjetër skuadër të kategorisë së dytë, me Luch, që bëri surprizën duke eliminuar Dinamon e Moskës.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Shqipëria ëndërron vendin e dytë në grup, ja si shkohet në Katar…

Delo.autor

BËN HUMOR MBI TË ARDHMEN E IBRAHIMOVIC/ Agjenti Raiola: Luaj deri 50 vjeç sepse duhet të më paguash…

Delo.autor

Telashe për Bayern Munich, lëndohet Javi Martinez

Q.Autor

Leave a Comment