Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NUK NDALET ENDRI ÇEKIÇI/ Shikoni realizimin e super golit në Slloveni (VIDEO)

Futbollisti shqiptar, Endri Çekiçi, është bërë sërish protagonist në Slloveni, teksa ekipi i tij Olimpija Ljubljana, luan në transfertë ndaj Domzales për javën e 11-të të kampionatit.

Ekipi i shqiptarit shënoi i pari në minutën e 16-të, por vendasit barazuan pas disa minutave. Por, menjëherë sapo erdhi barazimi, për të kaluar sërish Olimpijan në avantazh mendoi pogradecari.

Çekiçi shënoi një supergol në minutën e 33-të me të majtën nga jashtë zone, duke çuar topin drejt e në fundin e rrjetës, e duke mos i lënë asnjë shans portierit kureshtar.

 

Related posts

PLAS PAS NDESHJES CHAMPIONS/ Tifozët e Liperpool përplasen me ata të Napolit, policia arreston pesë persona

Delo.autor

TIFOZËT NË FESTË/ Misioni i MILANIT në janar: Të veshë kuqezi yllin e CHELSEAS

Isa.Autor

Spalletti sulmon lojtarët pas barazimit me Napolin

Q.Autor

Leave a Comment