Futboll Kategoria Superiore Sport

LEGJENDA E PORTËS SË “DEMAVE”/ Derbi i hidhur i Perlat Mustës: Ja pse Tirana na mundi 7-3, fiton…

Legjenda e portës së Partizanit, Perlat Musta, në një rrëfim për “Rtsh”, flet në vigjilje të derbit të madh të kryeqytetit.

Musta ndër të tjera, tregon për humbjen 7-3 nga Tirana, ndërsa shprehet edhe se Partizani është më favorit në derbin e së dielës.

FILLESAT – E kam luajtur derbin me parë në vitin 1976. Kemi humbur 3-1, me dy gola nga Petrit Dibra dhe një gol të Llambit. Fazën e dytë kemi fituar 2-0, dhe ishte një ndeshje fantastike e Muç Fagut.

7-3 – Atë ndeshje nuk meritonim ta humbisnim. Deri kur rezultati ishte 3-2, ishte një takim i bukur, me pak raste. Kemi pasur raste për të shënuar. U bë 3-3, pastaj 4-3. Patëm sërish rast, por Tirana kundërsulmoi tre herë dhe na shënoi plot 3 gola.

KARIKIMI – Kur luhej derbi, e them pa ekzagjerim që gjysma e stadiumit ishte që në stërvitje. Çdo ditë na vinin 1000-2000 vetë nëë stërvitje, dhe ka qenë shumë e veçatëntë. Nuk ka karikim më të veçantë se ai që të sjellin tifozët.

RIVALËT – Petrit Dibra ka qenë një nga sulmuesit më të mëdhenj që kam arritur. Njeri shumë i mirë, dhe sulmues cilësor. Na hapte punë. Te Tirana e 1976, ka qenë Dibra dhe Llambi. Më pas, edhe Agustin Kola apo Ben Minga, të paharrueshëm si lojtarë.

VITI 1995 – Unë sapo isha kthyer nga Rumania dhe në një derbi mbaj mend që skuadrat kanë pasur ndryshime brezash. Te Tirana madje luante Fortuzi. Kaloi 10 minuta lojë dhe Bujar Pregja jep penallti për Tiranën. E merr Fortuzi e gjuan në krahun e djathtë dhe unë ja pres. U ngrit i gjithë stadiumi në këmbë. Sul Starova te stoli dhe Hasan Lika te stoli. Ata diskutonin dhe thoshin se ja pse ikin tifozët e paskan dashur një motivim.

PARASHIKIM – Të tilla ndeshja janë të paparashikueshme. Historikisht, në kohën tonë, asnjëherë nuk ka fituar ai ekip që ka qenë më lart në klasifikim. Ai ekip që do të jetë më i motivuar, do fitojë. Duke parë dy skuadrat, Partizani është më favorit në derbin e kësaj fundjave.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje spektakolare, Ajax mposht me “POKER” Dortmund-in

Delo.autor

“EFEKTI SPALLETTI”/ Tre fitore në tetë ditë, INTERI “rilind” në javën vendimtare

Isa.Autor

“ÇFARË KAM BËRË?!” Nagatomo kujton momentin e vështirë te Interi: Kjo është e tmerrshme…

Delo.autor

Leave a Comment