Futboll Kategoria Superiore Sport

“PARTIZANIN DO TA SHOHIM TË DIELËN”/ Flet Presidenti Gaz Demi: Nuk jam i zhgënjyer nga starti, kemi…

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur për mediat, pas mbledhjes në FSHF. Demi është shprehur se nuk është i zhgënjyer nga kjo nisje e kampionatit dhe se në derbi do të duket nëse Partizani ka një formë të mirë apo jo. Ndërkaq ai ka folur dhe për kompleksin e ri dhe punimet në të.

Gjendja jo e mirë e Partizanit para derbit?

Partizanin do ta shohim të dielën, nëse është në gjendje të mirë apo të keqe. E diela vjen shpejt. Presim te dielën dhe shpresoj të na eci goli”.

I zhgënjyer me startin?

Jo nuk jam i zhgënjyer. Pse të jem? Tre pikë prapa dy ekipeve jemi.

Patjetër fitore?

Nuk ka patjetër sepse është fillimi fare. Kemi kohë. Partizani tregon që nuk e ul kokën. Eksperiencën e ka dhe do të duket çdo gjë të dielën. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur.

Punimet në kompleks?

Po, ecin por jo aq sa e prisnim. Shpresoj në fazën e tretë të jetë gati.

I kënaqur me fitimin e derbit me këtë fillim sezoni?

Për këtë duhet të pyesni stafin teknik.

Është Tirana më e fortë që do përballeni?

S’e mbaj mend. Nuk jam teknik të them është më e fortë apo më dobët.

Related posts

BËRI GJESTIN E PRANGAVE NË SFIDËN INTER-SAMPDORIA/ Shikoni takimin pas 11 vitesh të Mourinhos me Taliaventon

Delo.autor

E RËNDË NË KAROLINËN E JUGUT/ Çmendet ish-lojtari amerikan, vret 5 persona dhe më pas veten

Delo.autor

KOPLIMENTON INTER DHE ZBULON/ Portieri Courtois: Ja çfarë pret Real Madrid nga unë

Delo.autor

Leave a Comment