Futboll La Liga Sport

DERBI I MADRIDIT/ Hazard “kërcënon” Atleticon: Objektivi im shumë i qartë për…

Eden Hazard po punon për të rikuperuar formën e tij më të mirë dhe për të gjetur golin e tij të parë me fanellën e Real Madrid. A do ta gjejë të shtunën në mbrëmje në derbin kundër Atletico Madrid?

Ai ka sigurisht një dëshirë të madhe për të qenë në fushë, duke parë se e ka ndjekur nga stoli fitoren e arritur nga madrilenët kundër Osasuna-s të mërkurën në mbrëmje.

“Objektivi im është shumë i qartë për të shtunën: të shënoj, të fitoj dhe t’i dhuroj një kënaqësi të gjithë tifozëve tanë”, ka thënë ish-ylli i Chelsea-t.

“Një futbollist e di shumë mirë sa e rëndësishme është një ndeshje derbi. Do të më pëlqente të luaja kundër mikut tim Diego Costa, ka qenë shoku im i skuadrës”.

Related posts

TALENTI QË PO “ÇMEND” EUROPËN/ Nga rekordet me Ajax tek sportet e tjera, ja sekretet e De Ligt

Delo.autor

STARTON LA LIGA/ Mesi: Spanja, jo më e njëjtë pa mua! E vështirë që nuk është as Ronaldo…

Delo.autor

MOMENT HISTORIK PËR DRITËN/ Kampionët e Kosovës sigurojnë grupet e Europës

F.autor

Leave a Comment