Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Barcelona ndëshkohet për transferimin e Griezmann me gjobë qesharake…

Federata spanjolle e futbollit e ka gjobitur Barcelonën me 300 euro për transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madridi.

Madrilenët u ankuan në federatë kundër klubit katalonas, duke e akuzuar se kishte negociuar me sulmuesin francez gjatë sezonit të kaluar në një kohë kur lojtari francez ende kishte kontratë me Atleticon.

Kampionët e La Liga kanë transferuar Antoine Griezmann nga Atletico për 120 milionë euro, gjatë kësaj vere, por marrëveshja u komplikua për shkak të klauzolës së tij.

Klauzola e francezit kishte vlerën e 200 milionë eurove dhe ra në 120 milionë vetëm pas 1 korrikut (12 ditë më vonë Barca nënshkruante me të).

Atletico kishte akuzuar katalanët duke insistuar se marrëveshja me lojtarin ishte arritur para datës 1 korrik, duke kërkuar që Barca të paguajë edhe 80 milionë euro.

Sipas raportimeve të gazetarit spanjoll, Alfredo Martinez, federata ka detyruar ‘Blaugranat’ që të paguajnë 300 euro.

Sigurisht, kjo shifër është qesharake krahasuar me fuqinë ekonomike të skuadrës katalane.

Related posts

E PAPRITUR/ Sulmuesi Solomon rikthehet në Shqipëri, nis stërvitjen me skuadrën e…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Abramovich do të ketë një problem të madh kur të shkarkojë Conte-n

Sadik.Autor

CEREMONIA E FIFAS/ Trajneri Klopp takohet me Capellon në Milano

Delo.autor

Leave a Comment