Futboll Sport

PLAS SKANDALI/ FIFA manipuloi votat për t’i dhuruar fitoren Messit, ja dokumenti (FOTO)

Lionel Messi u shpall si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2019, ndërsa Cristiano Ronaldo së bashku me Virgil van Dijk ishin dy kandidatët e tjerë për këtë çmim prestigjioz të FIFA-s.

Pak ditë pas ceremonisë, kapitenë dhe trajnerë të kombëtareve, kanë nisur akuzat ndaj FIFA-s, për ndryshim votash.

Ishte kapiteni i Nikaraguanit, Juan Berrea, i pari që reagoi duke thënë se nuk ka votuar fare për ‘The Best’, ndërsa në procesverbalin e FIFA-s, vota e tij figuron e dhuruar për Lionel Messin.

“Unë nuk kam votuar për çmimin më të mira të vitit 2019, dhe çdo informacion mbi votën time është i rremë”, ka deklaruar Barrea.

Pas Barrea, është trajneri kroat i Sudanit, Zdravko Logarusic, që ka reaguar.

Ai ka thënë se ka votuar për Mohamed Salah si lojtarin e parë, për të vazhduar me Sadio Mane dhe Kylian Mbappe, ndërsa në tabelën e publikuar nga FIFA gjithçka është ndryshuar.

Related posts

Largimi i Zidane nga stoli i Realit, “The Sun” zbulon arsyen

Sadik.Autor

“KOÇO ËSHTË BËRË PISHMAN QË U FUT NË SUPERIORE”/ Fidel Ylli: Ja pse ai duhej të ngrihej kundër presidentëve të tjerë

Delo.autor

PËSOI NJË INFARKT NË ZEMËR/ Reagon klubi i Portos: Ja gjendja shëndetësore e Casillas

Delo.autor

Leave a Comment