Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Torino-Milan, Starton sfida

Ka startuar në orën 21:00, sfida mes Torinos dhe Milanit, që do të përmbyllë edhe javën e 5-të të Serisë A. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas disfatave, teksa kuqezinjtë e Xhampaolos u mposhtën në derbi nga Interi me rezultatin 0-2, ndërkohë që torinezët e Maxarit, humbën ndaj Sampdorias me rezultatin minimal 1-0.

Një tjetër rezultat negativ në sfidën e sotme, do ta përkeqësonte situatën në të dyja kampet. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Xhampaolo ka aktivizuar nga minuta e parë, mbrojtësin Teo Herndandes si dhe mesfushorin Benaser. Ndërkohë që sulmi do të përbehet nga Suso, Leao dhe Piontek.

Për sa i për vendasve, Maxari ka hedhur në fushë një 11-çe ofensive, me Verdin, Zazën dhe Belotin nga minuta e parë. Një sfidë e gjitha për t’u shijuar dhe jetuar.

LIVE| TORINO-MILAN 0-0

Nis sfida

 

FORMACIONET ZYRTARE:

TORINO: Sirigu, Lianko, Ico, Bremer, De Silvestri, Rinkon, Bazeli, Aina, Verdi, Zaza, Beloti.

MILANI: Donaruma, Kalabria, Muzakio, Romanjoli, Teo Hernandez, Kesi, Benaser, Çalhanoglu, Suso, Leao, Piontek.

Related posts

SHKËLQEU NDAJ VALENCIA-S/ I dashuruar pas Real Madrid-it, veprimi i Vinicius mahnit tifozët (VIDEO)

Delo.autor

NUK KANË MË BESIM TEK SULMUESI BELG/ Real Madrid e nxjerr në shitje, yllin Hazard e kërkojnë në Serie A

Delo.autor

Kjo është atmosfera në Kiev para finales se Ligës së Kampionëve (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment