Futboll Sport

XHAKA KAPITEN/ “Shpërthejnë” tifozët e Arsenalit: Sa poshtë kemi rënë

Tifozët e Arsenalit kanë shprehur në rrjetet sociale të gjithë indinjatën e tyre pasi Granit Xhaka është zgjedhur si kapiten i ekipit londinez.

Mesfushorit iu dha shiriti në mënyrë të përhershme ditën e premte pas një konsultimi të trajnerit Emery me lojtarët.

Xhaka u vërshëllye nga tifozët kur u zëvendësua në ndeshjen ndaj Aston Villa të dielën, ndërsa sot tifozët vijuan kritikën në rrjetet sociale.

“Më pëlqen Emery, por Xhaka kapiten është turp dhe kjo gjë do të çojë në shkarkimin e trajnerit. Ai djalë nuk është futbollist, për të mos thënë kapiten klubi”, shkruan një përdorues i Twitter-it.

“Sa poshtë kemi rënë”, shkruan një tjetër në një foto ku shihen kapitenët legjendarë të Arsenalit: Tony Adams, Thierry Henry, Cesc Fabregas dhe Patrick Vieira.

Related posts

Kovacic drejt largimit nga Reali, United një mundësi për kroatin

Q.Autor

Tre pikë të arta, Grezda mund Rijekën dhe arrin zonën europiane në Kroaci

Q.Autor

Argjentina humbet portierin titullar për Botërorin, pëson dëmtim të rëndë në gju

Sadik.Autor

Leave a Comment