Futboll Sport

E BUJSHME/ Suarez mendon largimin nga Barcelona, mund të rikthehet te Liverpooli

Lojërat e Barcelonës dhe rezultatet në këtë fillim sezoni nuk janë të kënaqshme dhe një nga më të kritikuarit është Luis Suarez.

Uruguaiani ka shënuar vetëm dy gola në pesë paraqitje këtë sezon, dhe tifozët janë të pakënaqur me performancën e tij, gjë që bëri edhe ta fishkëllejnë në ndeshjen e fundit kundër Villarreal.

Mediat spanjolle raportojnë se Suarez nuk është aspak i kënaqur me qëndrimin e tifozëve dhe po mendon largimin nga Barcelona.

Synimi i tij është që të kthehet te Liverpool. Jurgen Klopp nuk është kundër rikthimit të tij, por nuk mund t’i premtojë një vend në ekipin fillestar para Mane, Salah dhe Firmino.

Suarez ka qenë pjesë e Liverpool nga viti 2011 deri në vitin 2014, ku shënoi 69 gola në 110 paraqitje.

 

Related posts

“VRAPON SI NJË PERËNDI GREKE”/ Cavani mahnit Manchester United me gjendjen fantastike fizike

Delo.autor

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Lajm i keq për Barcelonën, ‘ylli’ i skuadrës ka probleme me gjurin!

Delo.autor

11 VITJE PRITJE/ Spanja rikthehet në majë, De La Fuente: Kemi arritur diçka të jashtëzakonshme

F.autor

Leave a Comment