Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NUK KA PUSHIM PËR ETRIT BERISHËN/ “Gardiani” shqiptar në portë edhe ndaj Juventus

Etrit Berisha ishte ndër më të mirët e SPAL-it kundër Leçes, por kjo nuk mjaftoi për t’i dhënë tri pikët skuadrës së tij. Ekipi nga Ferrara do të mundohet të reagojë sot, por ndaj Juventusit, në Torino, sfida duket nga ato të pamundurat.

Në “Allianz”, Leonardo Sempliçi do të ripropozojë formacionin e tij tipik me skemën 3-5-2, ku të sigurt për një fanellë titullari janë dyshja e sulmit (Flokari dhe Petanja) dhe portieri, me Etrit Berishën që po kalon një moment stratosferik forme.

Ajo ndaj Juves do të jetë ndeshja e gjashtë për shqiptarin në po aq ndeshje kampionati, ku gardiani i Kombëtares nuk ka munguar për asnjë sekondë, por për fat të keq rezultatet nuk kanë qenë në dobi të skuadrës së tij që ka fituar një ndeshje dhe ka humbur katër të tjerat.

Related posts

EKSPERTËT E STATISTIKAVE/ Më shumë shanse ka Teuta. Kukësi, thuajse si Laçi për fitore (FOTO)

Delo.autor

RIKUPERIMI I BROJËS/ Sulmuesi kuqezi fut në ankth Shqipërinë

F.autor

NJË MUAJ NGA TRAGJEDIA EMILIANO SALA/ Dalin pamjet e AVIONIT. I ndarë në tre pjesë

Delo.autor

Leave a Comment