Të paktë kanë qënë ata që kanë menduar se fillimi i kampionatit do ta gjente Interin në këtë lloj forme. Ekipi i Contes nga ndeshja në ndeshje po bind në të gjitha aspektet. 5 javë kampionat 5 fitore radhazi. 10 gola të shënuar, vetëm 1 i pësuar. Më mirë se kaq nuk mund të niste aventura zikaltër e ish-trajnerit të Juves. Suksesi në derbi dhe ai ndaj Lazios e ka motivuar akoma edhe më shumë skuadrën. Takimi i rradhës do të jetë kundër Sampdorias.
Këta të fundit po përjetojnë një moment tepër negativ, vendi i fundit në renditje, vetëm 1 fitore dhe 4 humbje, 3 pikë të grumbulluara. Një nisje aspak e mirë. Në letër është Inter favorit i madh i kësaj sfide, por sidoqoftë në kushtet në të cilat ndodhet kundërshtari kujdesi duhet të jetë i madh, pasi vendasit sigurisht do të tentojnë të reagojnë, madje dhe një barazim do të ishte rezultat i kënaqshëm për Sampdorian. Conte pritet të bëjë disa ndryshime me Alexis Sanchez që mund ta nisë ndeshjen ndaj Sampit që nga fillimi, ndërsa Lukaku mund ta nisë nga stoli.