Futboll Seria A Sport

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Napoli rikthehet tek fitorja, Balotelli shënon golin e parë

Napoli u rikthye te fitorja në Seria A, teksa në sfidën e javës së gjashtë në shtëpi ndaj Breshas, fitoi 2-1.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 13-të, ku Dris Mertens doli i pambuluar para portës, dhe me të djathtën tundi rrjetën. Në të 19-tën shënoi edhe Manolas, por goli u anulua pas këqyrjes në VAR, për prekje të topit me dorë.

Gjithsesi, greku arriti të shënonte, në minutën e katërt shtesë së pjesës së parë, në zhvillimet e një goditje këndi.

Sapo filloi pjesa e dytë, me një goditje mjaft të fortë, ishte mesfushori Tonali që shkurtoi shifrat për Breshan, por sërish goli u anulua me VAR, sepse gjyqtari Manganielo vuri re një faull para se të shënohej goli.

Nëse nuk e shënon Tonali, për Breshan arriti të shënonte Mario Baloteli. Sulmuesi gjeti golin e parë me ekipin e tij të ri këtë sezon, teksa shënoi me kokë. Gjithsesi, deri në fund nuk pati më gola, dhe Napoli shkon në kuotën e 12 pikëve me këtë fitore, në vendin e katërt në renditje.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Sa shumë lëvizje në Kategorinë e Parë, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME WEST HAM/ Klopp: Vuajtëm në goditjet standarde, ne duhet të…

Delo.autor

Ndalohet seksi në Botëror, lojtarët sakrifikohen për golat

Sadik.Autor

Leave a Comment