Futboll Seria A Sport

UDHËTOJNË DREJT GJERMANISË/ “Zonja e Vjetër” ndjek nga afër yllin e Dortmund…

Skautët e Juventusit kanë udhëtuar drejt Gjermanisë, për një lojtar që interesohen bardhezinjtë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të Borusia Dortmundit, Açraf Hakimi, i cili luan i huazuar te verdhezinjtë nga Real Madridi. Italianët prej kohësh kanë shfaqur interes për lojtarin dhe thuhet se dje kanë dërguar skautë, për ta ndjekur futbollistin nga afër.

Te Juventusi janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në drejtim te Real Madridi, në merkaton e ardhshme me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje për ta marrë mbrojtësin në Torino.

Në sezonin e fundit në Gjermani marokeni u aktivizua në 28 ndeshje, ku shënoi edhe 3 gola, ndërsa edhe këtë sezon e ka nisur mirë teksa është aktivizuar në 4 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Related posts

REAL MADRID-BARCELONA/ “El Classico” me “aromë” titulli, ja formacionet e mundshme

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Starton ndeshja Real Madrid-Eibar, Zidane kërkon fitoren

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Neymar thyen çdo rregull për COVID-19, shikoni çfarë bën në Brazil (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment