Futboll Kategoria Superiore Sport

“MË PËLQEN TË LUFTOJ NË FUSHË”/ Flet sulmuesi Solomon: Fitorja ishte si një goditje për…

Theofilus Solomon, sulmuesi i Partizanit, ka dalë menjëherë pas ndeshje, dhe ka folur për mikrofonin e “Supersport”, ku u shpreh shumë i kënaqur për golin dhe fitoren e skuadrës në derbi.

 Goli në derbi? “Jam shumë i kënaqur, nuk është derbi i parë që luaj, por një derbi i parë shqiptar ishte ndryshe. Kur hyra në fushë isha pak duke e u dridhur, por jam shumë i lumtur që shënova golin e dytë dhe arritëm të fitonim”.

Kreu i tabelës? “Është një fitore shumë e madhe për ne. Ishte si një goditje që i jep kundërshtarit. Nuk ka mbaruar asgjë, do të marrim ndeshjet një e nga një dhe do të japim maksimumin për të bërë më të mirë deri në fund të sezonit”.

Kartonat e kuq?  “Mora të kuq sepse jam shumë luftarak dhe më pëlqen të luftoi. Dua gjithmonë të fitoj dhe sot isha i bindur që do të fitonim jo vetëm unë por, të gjithë. Jemi si një familje dhe luajmë të gjithë bashkë, motivojmë njëri-tjetrin. Fakti që jam luftarak, është shkaku i kartonëve”.

Related posts

FALË SUKSESIT NË LIGËN E KOMBEVE/ Kosova shënon ngritjen më të lartë në renditjen e FIFA-s (FOTO)

Isa.Autor

COVID-19/ Zbrazet infektivi në Mynih, tre lojtarët e Bayern-itt në stërvitje

Delo.autor

FUNDI I PJESËS SË PARË/ Arbitri nxjerr karton të kuq në Armeni-Itali, përjashtohet nga loja… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment