Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAJNERIT MEMA I HEQIN KËMISHËN/ Digjet flamuri i Partizanit, ja pikantet e derbit Tirana-Partizani (FOTO)

Tirana mori masat me ndriçim. Për të shmangur ndonjë situatë të pakëndshme, sikundër u ndodhi në derbin e para dy viteve, këtë herë gjetën zgjidhje alternative. Gati 6 milionë kanë shpenzuar drejtuesit për të marrë me qira një gjenerator në Durrës.

Kale Tirana

-Drejtori i Partizanit i kërkon llogari drejtorit të Tiranës për incidentin dhe foninë e vendosur në anën e stadiumit.

-Dy trajnerët, Ardian Mema dhe Franko Lerda ishin veshur me pantallona të errëta dhe këmisha të bardha, por trajneri i të kuqve mbante edhe xhaketën veshur.

Lerda, Alban Hoxha, Derbi

Arbitri i 4-t i kërkon Ardian Memës që të veshë diçka tjetër dhe të heqë këmishën e bardhë, pasi ishte e ngjashme me fanellën e ekipit bardheblu. Në të 12-ën vesh një bluzë kafe, por trajneri lëshon një batutë: “Do ma heqin edhe këtë, se do e ngatërrojnë me të Partizanit”.

Tifozi i Partizanit duke djegur shallin e Tiranes

-“Tirana Fanatics” valëvitën një flamur të Partizanit me kokë poshtë, të cilin e dogjën në minutën e 65-të. Ndërkohë që nuk mungoi as kundërpërgjigjia e “Guerrils” të cilët dogjën shallin e Tiranës.

Related posts

LEO MESSI DO QENDROJË TEK PSG/ Shifra e çmendur që paguan klubi francez për një gol të yllit argjentinas

F.autor

HUMBET NDAJ MAN CITYT/ Liverpool nuk është më i pamposhtur në Premier League

Delo.autor

Përgënjeshtron Luftëtari: Presidenti Tavo nuk ikën, do t’i blejë të gjitha aksionet

Q.Autor

Leave a Comment