Futboll La Liga Sport

SURPRIZA NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ “Los Blancos” ruan kryesimin, por Barcelona “kërcënon” rivalët (VIDEO)

Ishte ndeshja më rëndësishme në javën e shtatë në La Liga. Derbi i parë sezonal i Madridit mes Atletico dhe Real nuk dhuroi gola, por gjithsesi nuk zhgenjeu parashikimet me një “betejë” të vërtetë sportive në “Wanda Metropolitano”.

snjë fitues, por pika e marrë në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm i lejon skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane të ruajë kryesimin e renditjes me një pikë më shumë se Atletico Madrid në vendin e tretë.

Realllllllllll

“Los blancos” ndiqen për momentin nga Granada, surpriza e radhës deri në këtë moment të kampionatit spanjoll.

Skuadra e drejtuar nga Diego Martinez është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, pas fitores 1-0 ndaj Leganes. Por ruajtja e këtij pozicioni do të jetë më shumë se e vështirë, pasi Barcelona është kthyer në ritmin e saj.

Fitorja e së shtunës 2-0 në transfertën kundër Getafe ishte e dyta radhazi për formacionin katalunjas, që afrohet me vetëm dy pikë larg vendit të parë.

Te fitorja në fundjavën e La Liga janë kthyer Valencia dhe Sevilla. E para siguroi një sukses të rëndësishëm, duke kaluar 1-0 një fushë të vështirë si ajo e Athetic Bilbao.

Nga ana tjetër, Sevilla mundi me përmbysje 3-2 Sociedad, duke iu bashkuar grupit të skuadrave që ndjekin kryesuesit e kampionati spanjoll.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Insigne përjetëson Maradonën në trupin e tij, shikoni tatuazhin e kapitenit të Napolit (VIDEO)

Delo.autor

E goditën me ÇEKIÇ në KOKË, tifozi i Liverpool del nga koma pas 3 muajsh

Isa.Autor

REJA RINOVON ME SHQIPËRINË/ Zbulohet data kur mbaron gjithçka

F.autor

Leave a Comment