Futboll Seria A Sport

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Lazio e Strakoshës mposht Brescian në frymën e fundit

Lacio ka triumfuar me përmbysje, teksa ka mposhtur Breshan me rezultatin 2-1 Breshan në transfertë.

Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët gjetën golin e parë për këtë dekadë, me Mario Balotelin, me këtë të fundit që shënoi pas një pasimi të marrë nga Sabeli.

Megjithatë situata u vështirësua për vendasit në minutën e 40, kur Cistana u ndëshkua me karton të kuq pasi shkaktoi penallti. Pikërisht nga pika e 11 metërshit realizoi i zakonshmi Çiro Imobile, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim. Pjesa e dytë nisi me ekipin e Inzagit në sulm, të cilët kërkonin me ngulm golin e fitore.LACIO

Pikërisht këtë e gjetën në minutën e 92’, ku ishte përsëri Imobile, i cili pas një asisti të marrë nga Kaisedo e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë kështu ekipit të tij një fitore shumë të rëndësishme. Tashmë Lacio ngjitet në kuotën e 39 pikëve, 3 më pak se Interi dhe Juventusi që kryesojnë.

Related posts

ZYRTARE/ Shevchenko publikon listën e lojtarve, për ndeshjen kundër Shqipërisë

Sadik.Autor

Batha: Donim të fitonim sa u mundëm Gjirokastër, ja ç’kemi ne më shumë se Flamurtari e Laçi për Europën

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Inzaghi i rikthehet dëshirës së vjetër, përgatitet ofensiva për ish-sulmuesin e Lazios

Delo.autor

Leave a Comment