Ekskluzive Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ INTER/ Messi dhe Dembele marrin pjesë në stërvitje, ja vendimi i Valverdes

Lionel Messi dhe Ousmane Dembele ishin në gjendje të përfundonin një pjesë të seancës stërvitore të Barcelonës ditën e sotme, e cila sugjeron që ata mund të jenë në dispozicion për ndeshjen e së Mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Inter.

Edhe i dëmtuari Ansu Fati është po ashtu në mungesë për fitoren 2-0 të Barcelonës kundër Getafe në mbrëmjen e së shtunës që lam pas, kështu që Ernesto Valverde është i kufizuar me rezervat në sulm aktualisht.

Katalanasit do të stërviten përsëri ditën e martë, në këtë pikë Valverde do të duhet të vendosë nëse Messi dhe Dembele janë të gatshëm për t’u përballur me “Zikaltërtit”.

Përveç pranisë së Messi dhe Dembele, disa lojtarë të ekipit B – Inaki Pena, Guillem Jaime, Chumi, Oscar Mingueza, Ferran Sarsanedas dhe Carles Perez – ishin përfshirë në seancën stërvitore të së hënës.

AlpeSport.al

Related posts

SUPERKUPA/ LAÇI sfidon SKËNDERBEUN për trofeun që vlen ZERO LEKË (DETAJE)

Isa.Autor

SERGIO BUSQUETS NUK RINOVON/ Ikën si legjendë nga Barcelona, po ku do të vijojë karrierën?

F.autor

KRENARI/ Nuk është vetëm Florian MARKU, një tjetër SHQIPTAR shpallet kampion BOTE

Isa.Autor

Leave a Comment