Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY MENDON PËR TË ARDHMEN/ Ja kandidati që do të zërë vendin Guardiolës pas largimit

Mançester Siti nis të mendojë për epokën pas Guardiolës, kontrata e të cilit skadon në 2021-shin.

Sipas “Mirror”, kampionët e Anglisë i kanë ofruar holandezit Xhovani Van Bronkhorst, ish-lojtarit të Barcelonës dhe ish-trajnerit të Fejnordit, që të afrohet në klub me detyrat drejtuese në të gjitha fushat dhe ndoshta për të trashëguar një ditë edhe timonin e skuadrës së parë që aktualisht është në duart e katalanasit.

Pep ka një kontratë deri në 2021-shin në “Etihad” dhe nuk është ulur ende për të diskutuar rinovimin e saj. Sipas tabloidit, plani parashikon që ish-lojtari i kombëtares holandeze, i cili në stolin e Fejnordit fitoi titullin kampion dhe dy kupa, të rritet në klub, përpara se në rast largimi të Guardiolës, të mund të bëhet edhe trajneri i ardhshëm i “qytetarëve”.

Veç të tjerash, Van Bronkhorst e njeh shumë mirë administratorin e klubit, Ferran Soriano dhe drejtorin sportiv, Txiki Begiristain, që prej kohëve të Barcelonës, ku 44-vjeçari luajti në vitet 2003-2007. Ishmesfushori e nisi karrierën e trajnerit si ndihmës i Ronald Kumanit në 2015-ën. Sot ai është pa klub.

Related posts

Kuriozitetet e legjendës Shevchenko, tifozët e Milanit duhet të krenohen

Sadik.Autor

GOL HIPNOTIZUES/ Futbollisti i Kosovës “çmend” tifozët me “perlën” e shënuar (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ FOTOT më të bukura nga ndeshja Itali-Spanjë

Delo.autor

Leave a Comment