Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT PËR TRANSFERIMIN E DE JONG/ Flet menaxheri i yllit holandez: Në momentin e firmës së akordit, filloi të…

Frenkie de Jong u transferua nga Ajax-i te katalanasit për 75 milionë euro këtë verë dhe menaxheri i holandezit, Hasan Cetinkaya, ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me operacionin.

Negociatat – “PSG, Manchester City dhe Juventus kanë bërë gjithçka ishte e mundur për ta bindur, por zgjedhja e tij e parë ishte Barcelona”, ka thënë Cetinkaya për Aftonbladet.

Firma – “Në momentin e nënshkrimit të kontratës, Pep Segura (ish-drejtori i përgjithshëm i Barçës) ka filluar të qajë. Ishin nën një presion shumë të madh për të mbyllur marrëveshjen”.

Festa – “Pas mbylljes së operacionit kemi shkuar të gjithë në një restorant të Barcelona-s, kemi pirë verën më të mirë spanjolle dhe kemi ngrënë një biftek fantastik”.

Related posts

SUPERSFIDA/ Tifozët e Interit tallen me Donnarummën (FOTO)

Isa.Autor

NGA REFUGJAT NË GANA NË “DIAMANT” PËR BAYERN/ E kaluara e trishtë e mbrojtësit Davies që po mahnit të gjithë

Delo.autor

Shkodra, “në zi” për Vllazninë. Kuqeblutë mund ta festojnë 100-vjetorin në Kategorinë e Parë

Sadik.Autor

Leave a Comment