Futboll Seria A Sport

ANTONIO CONTE MBËRRIN NË MILANO/ Ja dita kur nënshkruan kontratën me Interin

Antonio Conte ndodhet në Milano për të nisur një aventurë të re me klubin e Interit.

Tekniku italian ditën e enjte raportohet se do të nënshkruajë kontratën 3-vjeçare me zikaltrit nga e cila do të përfitojë 9 milionë euro në sezon plus bonuset, shkruan “fcinternews”.

Interi ka shtyrë zyrtarizimin e Contes për të respektuar zinë në familjen e Spallettit pasi ditën e sotme u nda nga jeta vëllai i trajnerit të njohur.

Prezantimi i Contes me Interin do të kryhet ditën e premte ose maksimumi mund të shtyhet deri në fillimin e javës së ardhshme.

Conte ka shtangur të gjithë me vendimin për tu rikthyer në Serie A, por këtë herë për të marrë drejtimin e zikaltërve.

Related posts

REAL MADRID-PSG/ Çmenduri në Madrid, Benzema shënon dy herë në 3 minuta

F.autor

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti brazilian… (FOTO)

Delo.autor

E VEÇANTË/ Zgjedhjet për president tek Barcelona, “Jashtëtokësori” voton për herë të parë

Delo.autor

Leave a Comment