Futboll La Liga Sport

PËRGATITET PËR SFIDËN CHAMPIONS/ Flet Simeone: Ata të dy nuk mund të luajnë bashkë në…

Pas barazimit pa gola në derbin madrilen, skuadra e Atletico përgatitet për sfidën e radhës në Champions, atë që do të zhvillojë në Moskë ndaj Lokomotiv. Trajneri Diego Simeone tregon disa detaje në lidhje me ekipin që do të hedhë në fushë.

“Ekipe si Lokomotiv janë të rrezikshme në fushën e tyre. Të shohim nëse do të luajmë me 3 sulmues apo jo. Nuk e di nëse Diego Costa dhe Morata mund të luajnë së bashku, është e vështirë. Ndoshta vetëm njëri prej tyre mund të jetë titullar”, tha Simeone.

“Lokomotiv është një ekip që mbron mirë, ku lojtarët ndihmojnë njëri-tjetrin. Edhe ne duhet të luajmë si skuadër, ku cilësitë individuale të lojtarëve që kemi të ndihmojnë lojën në grup”, tha trajneri argjentinas.

Related posts

PAS DERBIT/ Plas sherri jashtë stadiumit, Tifozët…(VIDEO)

Isa.Autor

Veseli: Me Kosovën gabuam të gjithë, të marrim përgjegjësitë tona dhe të reagojmë

Sadik.Autor

Zgjodhi Brazilin, gruaja braktis Hulio Cezar: Burrat janë egoistë

Q.Autor

Leave a Comment