Futboll Ligue 1 Sport

PAS 6 SEZONESH SI LOJTAR I PSG U-19/ Mesfushori Thiago Motta zbulon: Ky është objektivi për të ardhmen

Pas 6 sezonesh si lojtar dhe një sezon si trajner i ekipit U-19 të Paris Saint Germain, mesfushori italo-brazilian Thiago Motta ka bërë me dije se në të ardhmen synon të jetë trajner i ekipit të parë të këtij klubi.

“Për mua është një ëndërr të drejtoj ekipin e PSG-së. E them haptazi këtqë gjë, nuk fshihem. Madje ky është një objektiv për të ardhmen, diçka që më jep energji për të punuar dhe përmirësuar si trajner”, tha Thiago Motta.

Në karrierën e tij si futbollist, Motta luajti për 6 sezone me PSG-në, duke realizuar 12 gola në 232 ndeshje. “I respektoj tifozët. Nuk e them këtë gjë për të dalë kundrë Tuchel, përkundrazi, e mbështes”, tha Motta.

Related posts

Roma udhëton në Bologna, Di Francesco mendon për Barçën

Sadik.Autor

SERIA A/ Merret vendimi: Ja kur luhet java e 27 dhe derbi Milan-Inter

Q.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Bologna-Milan. Rezultati 2-4

Delo.autor

Leave a Comment