Futboll Seria A Sport

4 HUMBJE DHE VETËM 2 FITORE NË 6 JAVË/ “Shpërthen” djali i Boban: Problemi i Milanit është…

Marko Xhampaolo është në një rrezik të madh për t’u shkarkuar nga stoli i Milanit, pas rezultateve të dobëta që skuadra kuqezi ka marrë në këto javë të para të kampionatin.

4 humbje dhe vetëm 2 fitore ne 6 javët e para të kampionatit për teknikun italian në krye të “Djallit”, teksa ka mundësinë e fundit në ndeshjen kundër Xhenoas, për të treguar ndeshje të mirë dhe për të marrë fitoren.

Shumë persona janë kundër trajnerit italian në krye të kuqezinjve dhe, njëri ndër ta është edhe djali i Zvonimir Bobanit, Rafael.

Nëpërmjet “Instagram”-it, ky i fundit ka reaguar keq ndaj trajnerit, për të cilin shprehet se është pikërisht ai problemi i kësaj skuadre. “Milani ka shumë lojtarë cilësorë, por problemi është trajneri.”, shkruan Rafael Boban.

RAFAELL

Madje për Alegrin, emri i të cilit që qarkullon se mund të ulet në stolin e kuqezinjve në rast se largohet Xhampaolo, Rafael shkruan: “Është shumë i fortë.”, duke e pranuar në një mënyrë se dëshiron që ai të drejtojë këtë skuadër.

RAFAEL

Madje edhe Zvonimir Boban nuk ka qenë i pranishëm në takimin e sotëm që drejtuesit e Milanit kishin me skuadrën, pasi sipas lajmeve të fundit edhe ai është kundër Xhampaolos.

Related posts

Nëse Luis Enrique shkon te Chelsea, transferimi i tij i parë do të jetë Suarez

Q.Autor

OZIL kujton takimin e parë me ZIDANIN: Isha NERVOZ dhe m’u djersiten…

Isa.Autor

MILAN KRYEN SEANCËN STËRVITORE/ Ja kur do të zbresë në fushë Theo Hernandez

Delo.autor

Leave a Comment