Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Brugge. Rezultati 1-2

Real Madridi dëshiron ta sigurojë fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve sonte në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen kundër Club Brugge, që nis sonte në orën 18:55.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Club Brugge është e vlefshme për javën e dytë të Grupit A të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Në javën e parë, Real Madridi pësoi disfatë 3:0 kundër Paris Saint-Germainit, ndërsa Brugge mori barazim pa gola kundër Galatasarayt.

Real Madridi vjen në këtë ndeshje me më shumë vetëbesim, për shkak të formës së mirë që e ka shfaqur në ndeshjet e fundit të La Ligës. Skuadra e Zidane është në pozitën e parë të La Ligës dhe së fundi mori barazim pa gola si mysafir kundër Atletico Madridit.

Problemet në repartin e mbrojtjes së fundi duket se janë përmirësuar, pasi që skuadra madrilene e ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër, Brugge nuk ka pësuar disfatë që 17 ndeshje, përfshirë këtu ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve, ligës vendore dhe turneut parasezonal. Ecuria e tyre u jep vetëbesim, mirëpo sfida që e kanë përpara vetes mund të rezultojë të jetë shumë e vështirë për ta.

 

 

 

LIVE/ Real Madrid – Brugge 1-2

 

MINUTA 56/ Real Madrid ngushton shifrat me golin e shënuar nga Sergio Ramos.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 40/ Brugge dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Emmanuel Dennis.

MINUTA 12/ Brugge kalon në avantazh me golin e shënuar nga Emmanuel Dennis.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

E BUJSHME TEK “DJALLI”/ Lideri i mesfushës së Milanit drejt PSG-së, zbulohet strategjia e Maldinit

Delo.autor

Thyhet rekordi i Mayweather, tajlandezi arrin 51 fitore e asnjë humbje

Isa.Autor

PAS HUMBJES ME PARTIZANIN/ Flet trajneri Sadedini: Nuk kemi një objektiv real, shpresoj të…

Delo.autor

Leave a Comment