Futboll La Liga Sport

TJETER DIVORC TEK REAL MADRIDI/ Njeriu i 3 Champions drejt transferimit në…

Një tjetër futbollist që shkroi historinë e skuadrës së Real Madrid mund të largohet në merkaton e janarit, pasi nuk po gjen më hapësira për të luajtur si titullar. Portieri nga Kosta Rika, Keylor Navas, njeriu që ka mbrojtur portën e skuadrës “merengues” në 4 sezonet e fundit është shumë pranë lamtumirës. Ardhja e belgut Thibaut Courtois ka lënë në stol portierin që fitoi 3 Champions League radhazi dhe kjo situatë nuk i pëlqen aspak Navas.

Këtë sezon, Navas është aktivizuar vetëm në 8 ndeshje: 2 në La Liga, 3 në Kupën e Mbretit dhe 3 në ndeshjet ndërkombëtare. Shumë pak për një portier që sezonet e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm. Por tashmë situata ka ndryshuar dhe për Navas ka nisur të interesohet ekipi i Arsenal, duke parë se portieri është i pakënaqur. “Topçinjtë” janë gati të paguajnë klauzolën për të sjellë në Premier League portierin 32-vjeçar, duke i ofruar një fanellë titullari.

Related posts

REAL MADRID-GETAFE/ “Los Blancos” synon fitoren për t’ju afruar rivalit në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Ikona e futbollit italian ka një mesazh inkurajues për Lionel Messin

Sadik.Autor

GOLI I “ÇMENDUR” DHE 3 PIKË TË ARTA/ PSG-ja mbetet pas, Lille dy ndeshje larg titullit kampion (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment