Futboll Sport

FUTBOLLI NË ZI/ “U duartrokit në çdo stadium ku gjykoi”, ndahet nga jeta ish-arbitri shqiptar

Ndahet nga jeta ish-arbitri i Kolegjiumit të Elbasanit, Myrteza Allkja. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Allkja e nisi karrierën e arbitrimit në vitet 80′, përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit. Ai ka drejtuar shumë ndjeshje të rëndësishme.

“Me trishtim të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka mësuar se sot në moshën 61 vjecare, është ndarë nga jeta ish-arbitri i Kolegjiumit të Arbitrave të Elbasanit, Myrteza Allkja. Ai do të mbahet mend për kontributin e madh në arbitrimin shqiptar, për vite me rradhë. Karriera e Myrtezait do të fillonte në vitet 80’ përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit. Myrteza Allkja shume shpejt do të shquhej si një arbitër me perspektive, me aftësi në fushën e blertë, si përfaqësues i një brezi të ri dhe menjëherë do ti besohej drejtimi i shumë ndeshjeve të rëndësishme.

Deri ditën që u nda me arbitrimin, Myrteza Allkja, do të mbetej një vërshëllimë dinjitoze, i admiruar nga skuadrat dhe sportëdashësit, ai u duartrokit në cdo stadium që gjykoi. Vitet e fundit, FSHF i kishte besuar detyrën e vëzhguesit, punë të cilën e kreu me korrektesë dhe respekt deri ditën e fundit. FSHF në emër të komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Allkja, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Related posts

LARGIMI I GATUSSOS NGA STOLI/ Ja 3 kandidatët kryesorë për drejtimin e “Kuqezinjve” (FOTO)

Delo.autor

MILANI “NË ZI”/ Tërhiqet nga komentet sportive “babai” i pseudonimeve të idhujve

Isa.Autor

TRONDITET REAL MADRID/ Sergio Ramos humbet sfidat me Liverpool dhe “El Clasico”, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment