Futboll La Liga Sport

E ZBULON STUDIMI FINANCIAR/ Barcelona bëhet klubi i parë në botë për këtë gjë

Lidershipi i Barcelonës si klub nuk është vetëm për shkak të La Liga-s dhe hegjemonisë që ka vendosur në kompeticionet kombëtare në Spanjë (ka fituar 7 nga 11 edicionet e fundit), por edhe në aspekte të tilla, si ana ekonomike. Pas paraqitjes së shifrave rekord në kuvendin e fundit të zgjedhësve (anëtarëve) të tetorit, Bordi i Drejtorëve, i kryesuar nga Josep Maria Bartomeu, ka parë studimin vjetor të kryer nga firma prestigjioze konsulente ndërkombëtare KPMG.

KPMG është një kompani profesionale e shërbimit dhe një nga katër audituesit më prestigjioz në botë, së bashku me “Deloitte”, “Ernst & Young” (EY) dhe “PricewaterhouseCoopers” (PwC). Ky studim e vendos Barcelonën si klubin kampion të ligave më të mëdha europiane, sa iu përket të ardhurave operative. Përfitimet financiare në fjalë llogariten në shumën totale prej 689 milionë eurosh, duke tejkaluar kështu rivalët e tjerë.

Në këtë lloj renditjeje, Barça lë pas vetes Bayern Munich, me 596 milionë euro të ardhura; Manchester City, me 568 milionë; apo PSG-në, me 542 milionë. Kokën e këtij grupi e mbyll Juventusi, me 402 milionë euro të ardhura, pastaj vjen një tjetër grup, shumë i distancuar, ku bëjnë pjesë: Galatasaray me 114 milionë; Porto me 106 milionë dhe PSV me 62 milionë.

Nëse iu referohesh ndarjes së të ardhurave në seksione, rezulton se ekipi katalanas ka zbritur në vendin e tretë për përfitimet operative komerciale. Kësisoji, kampionët e La Liga-s bëhen skuadra e parë e futbollit, që shpenzon më shumë se gjysmë miliardë euro rroga, pasi shpenzimet e saj në këtë drejtim u rritën me 42 për qind gjatë vitit të kaluar.

Ky studim i KPMG analizoi skuadrat dhe financat e kampionëve përkatës të tetë ligave më të mira të Europës. Katalanasit, të cilët nënshkruan me Philippe Coutinho nga Liverpool-i në janar 2018, për shifrën rekord të klubit prej 160 milionë euro, kanë kosto pagash të stafit prej 562 milionë euro në vit. Së bashku me ardhjen e francezit Ousmane Dembele, në gusht 2017, dhe rinovimin e kontratave të disa lojtarëve, përfshirë yllin Lionel Messi, shpenzimet e Barcelonës në këtë drejtim janë rritur jashtëzakonisht.

PSG-ja ka faturën e dytë më të lartë të pagave në listën e KPMG, në shumën e 332 milionë eurove, me një rritje prej 20 për qind. Shpenzimet për paga u rritën në të gjitha klubet e analizuara, me përjashtim të kampionëve të Premier League, Manchester City, i cili ra me 5 për qind sa iu takon shpenzimeve për paga.

Raporti thotë se Manchester City ka ekipin më të vlefshëm, me një vlerë prej 1.182 miliardë euro, ndërsa dyshja e PSG-së, Neymar (229 milionë dollarë) dhe Kylian Mbappe (215 milionë dollarë) janë lojtarët më të vlefshëm në botë, të pasuar nga Lionel Messi (203 milionë dollarë).

Related posts

“Ronaldo është bërë vetë, ndërsa Messi…”/ Ish kapiteni i Realit krahason dy yjet

Delo.autor

“REAL MADRID? ISHTE NDESHJE FANTASTIKE”/ Trajneri Tuchel: Finalja Champions? U jam mirënjohës lojtarëve dhe…

Delo.autor

Mattia Perin shkon drejt Juventusit për 15 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment