Futboll Seria A

Spalletti: Totti nuk mund të vraponte më

Luciano Spalletti është cituar të ketë thënë se Francesco Totti nuk mund të vraponte më, prandaj ai nuk e fuste në lojë sezonin e kaluar te Roma.

Spalletti u largua nga Roma në verë për të kaluar te Interi. Ai u kritikua ashpër në muajt e fundit të tij te Roma, për shkak të lidhjes së vështirë me legjendën e klubit, Francesco Tottin, transmeton Express.

“Totti nuk mund të vraponte më dhe e ngadalësonte e dobësonte lojën e lojtarëve tjerë nëse e lejoja të luante”, Corriere della Sera e citon Tottin t’u këtë thënë adhuruesve.

“[Presidenti i Romës James] Pallotta ma bëri të qartë se do t’i shiste lojtarët më të mirë. E çova Romën në vendin e dytë para Napolit duke i tejkaluar kapacitetet tona”, ka shtuar ai.

Related posts

Milan: Nuk ka më blerje, Gattuso është përforcimi ynë

Q.Autor

NAPOLI NDRYSHON MENDJE/ De Laurentis përgatit rinovimin me Hysajn

Delo.autor

Zvicra e Xhemailit triumfoi, ish-bashkëshortja e tij jep “vlerësimin” befasues

Sadik.Autor

Leave a Comment