Futboll Gossip Sport

NUK AKTIVIZOI RAKITIC KUNDËR INTER/ Partnerja e mesfushorit “thumbon” Valverden: Askush nuk mund të të ndryshojë… (FOTO)

Ivan Rakitiç po kalon një periudhë shumë të keqe te Barcelona, teksa nuk është më një zgjedhje e parë e trajnerit.

Mesfushori kroat ka pasur shumë pak minuta në këtë fillim sezoni, duke u aktivizuar vetëm në një ndeshje si titullar.  Kjo nuk i pëlqen aspak bashkëshortes së lojtarit, e cila për këtë periudhë që po kalon partneri i saj ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Në një “story”, Rakel Mauri kritikon trajnerin katalanas dhe i del në mbrojtje partnerit të saj: “Ti nuk e ul kokën asnjëherë, je një shembull i mençurisë dhe profesionalizmit. Të dua për gjithçka që je, ti je i shkëlqyer dhe askush nuk mund të të ndryshojë.”, shkruan gruaja e Rakitiç.rakitic.sfogo.moglie.barcellona.2020

Mesa duket kjo gjendje e kroatit nuk ka prekur vetëm lojtarin, po ka prekur edhe pjestarët e tjetër të familjes, të cilët ndihen keq njëjtë si futbollisti.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Rrëfehet Bruno Dita: E ardhmja ime tek Skënderbeu, gjoba e klubit dhe objektivi për titullin kampion (INTERVISTA)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Lyon trondit Juventusin: do 50 milionë euro për objektivin bardhezi

Delo.autor

KRENARI DHE TEKNIKË/ Si provon të zgjohet Italia në Ligën e Kombeve

F.autor

Leave a Comment